
Duke marrë parasysh taktikën e përdorur vitin e kaluar nga SPAK, vlen të theksohet se pas goditjeve të një pas njëshme nga krahu i mazhorancës, fshihet një goditje e madhe në radhët e opozitës.
Muaji mars solli riaktivizimin e SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion nisi goditjen e zyrtarëve të korruptuat, pas një periudhe të gjatë pauze.
Më 13 mars ish-drejtori i Autoritetit Rrugor të Shqipërisë, Evis Berberi u arrestuar me urdhër të Gjykatës së Posaçme Anti-korrupsion, pas akuzave për “Korrupsion pasiv“ dhe “Pastrim parash“. Katër ditë më vonë një tjetër zyrtarë nga radhët e mazhorancës ra në rrjetën e SPAK-ut. Pikërisht më 18 mars, SPAK njoftoi se kishte nisur hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi, pas akuzave për korrupsion, shpërdorim detyre, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.
Më pas, ditën e djeshme, më 28 mars, SPAK njoftoi për një tjetër aksion, kësaj radhe në Bashkinë e Tiranës, ku lëshoi 9 masa sigurie, tre prej të cilave me arrest me burg. Masa e sigurisë arrest me burg ishte për Mariglen Qaton, ish-drejtor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës dhe ish-drejtorin e UKT-së, Redi Molla, gjithashtu edhe për Taulant Tushen, ish-drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, i cili është në qeli për aferën me incenceratorin e Tiranës.
Tre goditje të njëpasnjëshme, tronditën radhët e mazhorancës, ndërkohë që nga krahu i opozitës që pas arrestimit të Berishë, kanë rënë në qetësi.
Por duke marrë parasysh taktikën e përdorur vitin e kaluar nga SPAK, vlen të theksohet se pas goditjeve të një pas njëshme nga krahu i mazhorancës, fshihet një goditje e madhe në radhët e opozitës.
Dhe rasti për ta provuar këtë metodë të SPAK është ai i ish-kryeministrit Berisha, i cili u arrestua pas goditjes së disa krye bashkiakeve dhe zyrtarëve të së majtës.
Edhe sot ndodhemi në të njëjtën pikë, dikujt nga radhët e opozitës duket se po i vjen radha për të rënë në rrjetën e SPAK-ut. Më i rrezikuar duket kreu i PL-së, Ilir Meta, i cili pas zhdukjes disa mujore, tani është rikthyer në jetën politikë. Mesa duket, Meta ka marrë informacione se ai mund të jetë ‘shënjestra” e radhës dhe për këtë arsyeka nisur të jetë më aktiv kurrë.
Një tjetër faktor që lë të kuptohet se Meta mund të jetë goditja e radhës, janë dhe veprimet e këtij të fundit të cilët tregojnë nervozizëm. Rasti i fundit ishte ai i një dite më parë, ku pas një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, nisi të grindej me komentuesti të cilët e akuzonin atë për korrupsion dhe vjedhje.
Megjithatë, mbetet për t’u parë në javët në vazhdim se kush do të jetë “peshku” i radhës dhe nëse SPAK do të vazhdojë taktikën e tij, “tre herë majtas, një herë djathtas”!/Pamfleti
Lini një Përgjigje