TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2024, 18:00

Merr fund qetësia për politikën, ambasadori i ri i SHBA gati të vijë në Tiranë; Kostelancik më 16 prill para Senatit

Shkruar nga Pamfleti
Merr fund qetësia për politikën, ambasadori i ri i SHBA gati
Yuri Kim dhe David Kostelancik

Ky është një tregues që ambasadori i ri amerikan do vijë shumë shpejt në Shqipëri, pasi gjithë këto muaj politika ka bërë sipas qejfit sepse s'ka pasur ambasador. Por me ardhjen e tij politikanët do të vihen në rresht. Po ashtu do të  ndalen tentativat për të kapur drejtësinë.

Kjo është hera e dytë që Kostelancik do të dalë përpara këtij komiteti si i propozuar për postin e ambasadorit në vendin tonë.

David Kostelancik i ripropozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri pritet të dalë më 16 prill përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit.

Kjo është hera e dytë që Kostelancik do të dalë përpara këtij komiteti si i propozuar për postin e ambasadorit në vendin tonë.

Më herët, ai kishte kaluar dëgjesën përpara këtij Komiteti, por votimi në Senatin amerikan së bashku me 40 diplomatë të tjerë të propozuar për shkak të tejkalimit te afateve procedurale nuk u realizua.

Kostelancik pritet të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur për votim më pas nga Senati.

Ky është një tregues që ambasadori i ri amerikan do vijë shumë shpejt në Shqipëri, pasi gjithë këto muaj politika ka bërë sipas qejfit sepse s'ka pasur ambasador. Por me ardhjen e tij politikanët do të vihen në rresht. Po ashtu do të  ndalen tentativat për të kapur drejtësinë.

Një diplomat karriere, Kostelançik ka shërbyer dikur në Shqipëri gjate viteve 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelançik do të zëvendësojë Yuri Kim, e cila u largua nga vendi ynë më 25 qershor të vitit 2023, duke marrë një post të rëndësishëm në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ambasada e SHBA-së drejtohet aktualisht nga i ngarkuari me punë, David Uizner.

Lini një Përgjigje