Zhdukja e nënës Alma Arrazit dhe fëmijëve të saj në Shkodër, njëri prej të cilëve u gjet i pajetë në lumin Buna, ka tronditur opinionin publik. Në pranga është vënë bashkëshorti Ergys Arrazi, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre të mitur.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se është e pamundur që një vajzë 9 vjeçare të ketë kryer vetëvrasje, duke iu referuar deklaratës së policisë të dielën, ku thuhej se është vënë në pranga babai Ergys Arrazi, për shkaktim të vetëvrasjes së të bijës.
"Është një gafë. Pa paragjykuar, pa prova, shkaktim vetëvrasjeje, e merr dhe ngre akuzë kur ne ka trup akoma. Fëmija 9 vjeç nuk e vret veten. Ça është kjo polici që nga 2 maj deri në 5 maj nuk merret vesh se çfarë bëhet. Pamë në kamera dy varka të RENEA-s. Duhen 200 varka. Ke repartin në Vaun e Dejës. Paguaj të gjithë peshkatarët, vër në lëvizje krahun tjetër të Malit të Zi."-u shpreh Karamuço.
Lini një Përgjigje