TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2024, 10:12

Tragjedia në Shkodër, avokati trondit me deklaratën: Policia po nxiton të mbulojë ngjarjen, nëna me fëmijët mund të jenë vrarë

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Shkodër, avokati trondit me deklaratën: Policia po
Avokati Erald Aga

Avokati Erald Aga ka komentuar rastin tragjik të Shkodrës, ku nëna me dy fëmijët dyshohet se janë mbytur në Bunë dhe trupi i vajzës 9-vjeçare u gjet i pajetë nga një peshkatar i zonës.

Teksa ka analizuar pistat e mundshme të ngjarjes që ka tronditur opinionin publik, ai thotë se Alma Arrazi me fëmijët mund të jenë vrarë dhe zhdukur.

Aga, me përvojë në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, gjykon se ata mund të jenë të mbytur, po mund edhe të jenë vrarë, po mund të jenë edhe të zhdukur, e megjithatë Policia e Shtetit ka nxituar të deklarojë se janë mbytur vetë dhe ky nxitim dëshmon se po synon të mbulojë paaftësinë e saj për të parandaluar dhunën në familje.

“Reagimi që ka bërë Policia dhe deklarata publike është totalisht e gabuar dhe jo profesionale, sepse në fillim, po të lexosh deklaratën e Policisë, është thënë që janë vetëmbytur tre persona!!!

E para ti nuk e di, se nuk e ke gjetur trupin, a janë mbytur a janë vrarë! Pra, ne nuk dimë nëse këta persona i ka “vetëmbytur” dikush, janë “vrarë” nga dikush apo mund të jenë edhe “të zhdukur”. Pra, ne po i japim statusin e personave të vetëmbytur! Po sikur mamaja me dy fëmijët të jenë zhdukur dhe një nga fëmijët të jetë mbytur?!

Mund të jetë edhe aksident. Ka shumë versione. Po them se ka një nxitim nga ana e Policisë, mbase për të mbuluar të gjithë paaftësinë e Policisë në përgjithësi edhe nga rastet që shikoj përditë në punën që bëj.

Dua të them se ka shumë njerëz, sidomos edhe gra, kanë shumë frikë të bëjnë një denoncim në Polici, sepse kur bëjnë denoncimin në Polici, është punonjësi që u merr denoncimin që fillon dhe abuzon psikologjikisht tek u thotë: “Pse ke ardhur për dhunë?” Sepse një i fortë ose mund të jetë dhe bashkëshorti, u thotë se po të erdhën për dhunë (e mbase mund t’u japin edhe diçka), u thotë “mbylle dhe mos e prano kallëzimin”, tha ai në emisionin 'Kafe Shqeto'.

ergys arrazi alma arrazi shkodër policia

Lini një Përgjigje