TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2024, 08:06

Avokati ngre dyshimet: I ati mund t’i ketë hedhur vetë fëmijët dhe gruan në lumin e Bunës!

Shkruar nga Pamfleti

Avokati ngre dyshimet: I ati mund t’i ketë hedhur vetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën dhe vendin ditën e djeshme.

Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin e Bunës, ndërkohë që trupi i një prej vajzave të saj, 9 vjeçe është gjetur deri tani.

Motra e gruas pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti. Po ashtu në media janë publikuar edhe informacione lidhur me një tradhti nga ata e bashkëshortit te saj.

Avokati Gylsen Zhllima tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ngjarja e rëndë ka ende shumë pikëpyetje dhe nga duhen hetuar me detaje bisedat e fundit telefonike mes çiftit.

Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që në vendngjarje të ketë qenë bashkëshorti i viktimës që mund ti ketë hedhur vetë në lumë gruan dhe fëmijët e tij.

Lini një Përgjigje