
Kreu i Bashkisë së Shkodër, Benet Beci, ka reaguar në lidhje me ngjarje e rëndë në këtë qytet, ku një nënë së bashku me tre fëmijët e saj të mitur u vetëflijuan duke u hedhur në Lumin Buna.
Në reagimin e tij, Beci apelon forcat speciale për gjetjen e tre trupave, pas gjetjes së vajzës 9-vjeçare, ndërsa kërkon nga institucionet një version zyrtar për çfarë ka ndodhur si dhe dënimin e personit që nxitit këtë akt.
"Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndjehen sot të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.
Inkurajoj fort trupat speciale në gjetjen e trupave dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujdo që nxiti një veprim të tillë", shkruan Beci.
Kujtojmë se ngjarja tragjike u raportua ditën e sotme, ndërsa 39-vjeçarja bashkë me fëmijët rezultonte e zhdukur prej një jave. Pas denoncimit për zhdukjen e tyre ka qenë motra e Alma Ajazit, e cila ka dëshmuar para uniformave blu për dhunën që ushtronte 31-vjeçari ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve. Kjo ka shërbyer si indicie për të kryer hetime.
Ndërkohë është gjetur nga nga një peshkatar trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare në zonën e Darragjatit, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për nënën e saj dhe dy fëmijët 8 dhe 3 vjeç. Për ngjarjen Policia e Shkodrës ka vënë në pranga bashkëshortin e 39-vjeçares, 31-vjeçarin Ergys Arrazaj. Ky i fundit akuzohet për veprën penale dhunë me pasojë vetëvrasjen.
Lini një Përgjigje