
Ngjarja e rëndë e regjistruar sot në Shkodër, ku një 39-vjeçare është mbytur në lumin Buna, së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, ka tronditur të gjithë opinionin publik në mbarë vendin. Shkak për këtë vendim ekstrem nga nëna e identifikuar si Alma Arrazi, dyshohet se është bërë dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i saj.
Ky i fundit është arrestuar dhe mësohet se ka dhënë dhe dëshminë e tij në polici lidhur me raportet që kishte me nënën e fëmijëve të tij, me të cilën nuk bashkëjetonte më, pasi kishte nisur një lidhje të re me një femër tjetër. Përpara policisë Ergys Arazi ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshorten.
“Kam pasur konflikte me bashkëshorten, por fëmijët nuk i kam dhunuar”, kështu ka deklaruar në dëshminë e tij dhënë para policisë së Shkodrës.
Ndërkohë nga që pëlumbarët e Shkodrës vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës Alma Arrazi, bashkë me vajzën 8 vjeçe e djalin 3 vjeç. Më herët është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare nga peshkatarët. Nëse trupat nuk gjenden ditën e sotme, kërkimet do të vijojnë edhe nesër.
Lini një Përgjigje