TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2024, 14:45

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, automjetet përplasen kokë më kokë; ka të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, automjetet përplasen

Një aksident është regjistruar këtë të dielë në aksin Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur lagjia “Xhenjo”.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës nga ku bëhet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi hetimet për shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip Golf ka goditur nga pas mjetin tjeter tip Polo duke e spostuar jashtë rruges, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpëjtesia e levizjës përgjatë këtij segmenti.

Lini një Përgjigje