
Polumbarët e Shkodrës vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës Alma Arrazi, bashkë me vajzën 6 vjeçe e djalin 3 vjeç që janë vetëmbytur në lumin Bunë.
Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër ku prej ditësh një nënë së bashku me tre fëmijët e saj rezultojnë të zhdukur dhe dyshohet se i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur në lumin Buna, ende në motive të paqarta.
Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare, nga një peshkatar që ishte në lumë. Polumbarët dhe RENEA prej shumë orësh janë në kërkim të nënës Alma Arazi dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 6-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar.
Nëse trupat nuk gjenden ditën e sotme, kërkimet do të vijojnë edhe nesër.
Janë polumbarët e RENEA nga Tirana, shërbimet e Policisë së Shkodrës, asaj kufitare dhe vullnetare, banorë apo peshkatarë që po ndohmojnë në gjetjen e trupave. Kërkimet janë nga shtrirë nga ura e vjetër e lumit Buna deri në Velipojë, në grykëderdhjen fundore.
Ndërkohë policia ka arrestuar bashkëshortin 31-vjeçarin, Ergys Arazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Motra e 39-vjeçares së zhdukur ka deklaruar në policia se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike në familje. Policia ka hedhur poshtë versionin e parë, në të cilën thuhej se 9-vjeçarja që u gjet e pajetë në lumin Buna kishte shenja dhune. Në një njoftim të dytë Policia e Shkodrës, deklaroi se ekspertiza mjeko ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune tek vogëlushja.
Lini një Përgjigje