TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2024, 18:12

Turistja gjermane bie nga ujëvara në Përmet dhe pëson dëmtime serioze në kokë, niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës

Shkruar nga Pamfleti

Turistja gjermane bie nga ujëvara në Përmet dhe pëson

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme, ku një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçoves në Përmet duke pësuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të tjera trupit.

Ajo është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje më të specializuar. Ndërkohë që gjendja e saj ka qene serioze për jetën, është përcjellë para pak minutash me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjese e një grupi turistësh gjermanë që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçove dhe teksa ishte duke fotografuar, ka rënë në ujëvarë ku dhe është lënduar rëndë në koke.

Lini një Përgjigje