TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2024, 07:25

Sot ‘Dita pa makina’ në Tiranë, mësoni si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

Shkruar nga Pamfleti

Sot ‘Dita pa makina’ në Tiranë, mësoni si ndryshon

Ditën e sotme, 5 maj, në qendër të Tiranës do të mungojë zhurma e makinave, do të jenë të shumta aktivitetet e organizuara nga bashkia e kryeqytetit, për ta kthyer këtë fundjavë në një ditë festive.

Qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktivitetit promovues "Tirana pa makina', në datat 5 Maj 2024 dhe 1 Qeshor 2024, në periudhat kohore nga ora 06:00 deri në orën 17:00, në segmentet e mëposhtme:

 - Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish- Hotel Dajti.

- Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit", duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit" deri  në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali".

 2. Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën "Ibrahim Rugova", Bulevardin "Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri" dhe në rrugën 'George.Ë.Bush".

 3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

 4. Linja Nr. 13 "Tirana e Re" dhe Linja Nr. 2 "TEG - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni Trenit" të devijojnë në rrugën "Ibrahim Rugova".

Lini një Përgjigje