TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2024, 21:02

Si sulmohen gazetarët/ Juristi tregon format e presionit, nga joshja me para deri tek dhuna fizike

Shkruar nga Pamfleti

Si sulmohen gazetarët/ Juristi tregon format e presionit, nga joshja me

Juristi Dorian Matlija ka treguar se si gazetarët përballen shpesh me sfida të ndryshme gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

Ai tha se pavarësisht se dolëm të fundit në raport, situata e lirisë së medias në Shqipëri është shumë më keq, pasi ajo që del në raport janë vetëm rastet e rralla që bëhen publike.

Ai tregoi se shtypja e lirisë së medias vjen valë-valë, gazetarët sipas tij, në fillim tentohen të blihen, pastaj shpifin ndaj tyre, i çojnë nëpër gjyqe e së fundmi ata që kanë rezistuar përballen me kërcënime dhunë fizike apo edhe më keq se kaq.

“Sot ka forma më hibride për të sulmuar një gazetar. Fillimisht tentohet të joshet e të blihet, disa rezistojnë. Ata që rezistojnë mund të vendosen në presionin e një sanksioni të vogël, në mos marrjen e një favori, një leje apo një gjë, vjen ndonjë kontroll tatimor, përshkallëzohet.

Disa prapë mund të rezistojnë. Shkojnë më tutje, shpifin për gazetarin, për ti dëmtuar reputacionin, a thua gazetari është gënjeshtar, e për këtë sulen disa portale paralelisht. Kam disa raste të tilla, që është shpifur qëllimisht, ndaj gazetarëve, si Artan Rama, Alice Taylor gazetarja britanike që punon në Shqipëri, Ylli Rakipi. Por disa rezistojnë edhe ndaj këtij lloj sulmi.

Shkojnë pastaj në gjyq. Dikush prapë reziston. Në këtë rast shkohet në ekstreme, kërcënime, pëson dhunë fizike, ka pasur edhe rast kallashnikovi. Ndërkombëtarët shikojnë raportin, por situata është edhe më keq. Të treja institucionet janë kundër lirisë së medias”, tha juristi për Euronews Albania.

dorian matlija shqipëri liria e medias liria e shtypit

Lini një Përgjigje