TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2024, 17:58

Dialogu me Serbinë/ Ish-ministri Hoxhaj: Lajçak e kam mik, por ka dëmtuar Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu me Serbinë/ Ish-ministri Hoxhaj: Lajçak e kam mik, por ka

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka folur në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Me përfundimin e mandatit të ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak, Hoxhaj u shpreh se edhe pse është mik me këtë të fundit, ai ka dështuar.

“Ai që ndërmjetëson mes Kosovës dhe Serbisë në fund vendoset në Berlin dhe Paris. Lajçakun e caktuan gjermanët dhe francezët, të tjerët në Bashkimin Europian nuk pyetën shumë. Dialogu është një temë aq e rëndësishme se ka të bëjë me sigurinë rajonale dhe duhet të jetë dikush i besueshëm”, tha Hoxhaj për News24.

Sipas Hoxhajt, Lajçak ka bërë një dëm të madh ndaj Kosovës, pasi së bashku me Josep Borrell kanë përfaqësuar interesat e Serbisë.

Hoxhaj theksoi se diplomati spanjoll ka qenë i paaftë për të prirë një politikë të jashtme të Bashkimit Europian në një kohë të agresionit rus në Ukrainë.

“E kam mik Lajçak prej kohësh. Ka pasur qëndrim pozitiv për Kosovën, por si ndërmjetësues ka dështuar. Si ndërmjetësues ka bërë dëm të madh ndaj Kosovës. Bashkë me Borrellin ka bindur partnerët tanë se një marrëveshje nuk duhet të ishte obligative ligjore dhe që do të përmbyllej me anëtarësim në OKB, por e përkohshme. Këtu Kurti nuk e ka kuptuar mënyrën se si ata kanë përfaqësuar interesat e Serbisë. Borrell ka qenë i paaftë për të prirë një politikë të jashtme të BE në një kohë të agresionit rus në Ukrainë”, u shpreh Hoxhaj.

enver hoxhaj lajcak borrel

Lini një Përgjigje