
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizsuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen “Metamorfoza”. Shtatë persona kërkohet nga organi i akuzës të merren të pandehur.
Gazetari Sokol Bregu, e vlerëson si mjaft të rëndësishëm përdorimin e akuzave për shkak të zbërthimit te aplikacionit SKY dhe Enchrochat, si një proces të ndodhur për herë të parë në sistemin gjyqësor në vend.
“Mund të them se është procesi i rëndësishme që mund të ketë ndodhur ndonjëherë jo vetëm në GJKKO, por në tërësinë e gjithë sistemit gjyqësor shqiptar.
Për herë të parë ka disa prova, të cilat vijnë nga një zbërthim i SKY dhe Enchrochat, që ka pasur debat nga BE, diku është pranuar, diku është rrezuar, pra për hërë të parë ndodh se a do të pranohen gjithçka që ndodh në këto aplikacione të pranohen këto prova apo jo. Nisur edhe nga diskutimet por edhe nga mënyrat se si do te shqyrtohen ne GJKKO, sepse janë për herë të parë”, tha ai në “MCN”.
Sipas Bregut, e rëndësishme është se përdorimi i zbërthimi të provave nga ky aplikacion, u hap udhën edhe përgjimeve të tjera.
“Por e rëndësishme është ta provosh këtë, nëse e kanë kryer këtë vrasje, apo është provë rrethanore, a ka gjetur prova të tjera për të dhëne dënimin, pastaj pjesa tjetër nuk është se kishte ndonjë surprize, nuk ka pse të vonohej sepse gjithçka është marrë nga kanalet e rrjeteve qe kemi me partneret në këto aplikacione.
Le të shpresojmë se SPAK e ka bërë mirë detyrën dhe GJKKO të mos ketë problematika për të pranuara kërkesat e prokurorisë.
Kjo do t’i hapë udhë përgjimeve të tjera, nëse pranohen në këtë proces do të pranohen në të gjitha proceset e tjera sepse merret si model”, tha ai.
Lini një Përgjigje