TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2024, 14:50

Artan Hoxha ironizon Metën: Kanë ardhur në Tiranë tifozët e Rejnxhers, po kërkojnë një tifoz të Selltikut që hipën majë hekurave

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha ironizon Metën: Kanë ardhur në Tiranë

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar keq Ilir Metën. Ai ka publikuar videon e disa tifozëve skocezë në Tiranë, teksa përmend Ilir Metën. Tifozët sipas tij janë të Rejnxhers, armiq të Selltikut, tifozi i të cilëve është Ilir Meta. Siaps tij, ata janë duke kërkuar rivalin e tyre që hipën majë hekurave dhe merr malet.

Postimi i plotë

Erdhën skocezet…

Ata të vërtetet. Me minifundin tradicional me kuadrata..

Por është keq puna… Nuk qenkan ata Selltikut.

Paskan zbarkuar nga kryeqyteti i Skocise, Gllazgou, tifozët e Rejnxhers, rivalet historike të Selltikut, të njohur me nofkën “The Teddy Bears”, ose Arinjte Teddy…

Arinjte e Rejnxhers, se ku paskan marrë vesh, që në Shqipëri ka filluar të qarkulloje së fundi, një tifoz i “çartuar” i Selltikut, i cili ngjitet majë shtyllave, pemëve apo shkëmbinjeve si leopard dhe kanë dalë rrugëve të Tiranes për ta kërkuar…

Rejnxhers(Rangers Glasgoë) është skuadra më e titulluar e Skocisë me 55 tituj kampionë, 2 më shumë se Selltik, qe ka 53 dhe u është afruar ndjeshëm në dekadën e fundit..

U bëj thirrje tifozëve tanë të Selltikut, të shmangin përballjen me “Arinjte” e Rejnxhers, ndryshe nuk dihet si shkon hesapi…

Ultrasit e Rejnxhers kanë nam të keq në gjithë botën, se jo vetëm nuk ja përtojnë sherrit, por e kanë argëtim të madh.

Nuk është çudi që në këtë punë të ketë gisht ai “i gjati”!!!

Për të spostuar vemendjen nga skandalet e fundit dhe i errësuar nga xhelozia, se “kolegu” i tij, fans “i tërbuar” me Sëlltikun, e ka çuar riçin(reach) në maja të papara, ka futur si turistë të kamufluar në Tirane, një grup huliganesh të Rejnxhers, te cilët janë gati t’ia shtrijnë përdhe riçin me shkopinj bejsbolli…

Si i behet hallit, për tu shpjeguar “Arinjve” të Rejnxhers, se “superfansi” ynë i Selltikut, nuk është skocez safi, por është thjeshte nga Skrapari….

Lini një Përgjigje