
Në episodin e sotëm të podcastit “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube” të “Pamfletit”, ishte i ftuar gazetari Sokol Bregu i cili ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen që tronditi Shkodrën pak ditë më parë, ku një 39-vjeçare mbyti veten së bashku me tre fëmijët në lumin Buna, pasi dyshohet se bashkëshorti e dhunonte dhe tradhtonte.
Bregu deklaroi se shteti duhet të marrë masa pasi marrëdhëniet mes dy familjeve janë prishur. Sipas tij fakti që familjarët e 39-vjepares nuk morën pjesë në varrim, tregon se situata mes tyre është e agravuar. Më tej gazetari theksoi se duhet treguar shumë kujdes me opinionet që jepen për këtë rast pasi mund të nxisë konflikte mes fiseve.
Pjesë nga intervista:
Dëshmitarët në të cilën mund të konsiderohet kështu është vetë motra e viktimës e cila edhe në polici ka dëshmuar duke thënë ndër të tjera dhe kërcënimet që ka marrë nga kunati i saj të gjitha provat që ajo dispononte, referuar këtu celularit. Sipas jush, sipas perceptimit tuja që keni krijuar në gjithçka është thënë deri më tani, sa faj ka ose deri ku shkon përgjegjësia direkte apo inderekte e bashkëshortit të viktimës i cili tashëm është i arrestuar?
Sokol Bregu: Nga natyra, ne gjithë si komb kemi mënyrën e nxitimit. Opinioni publik jo vetëm në këtë ngjarje po dhe në raste të tjera nxiton të jap një koment vendimtarë sikur ka qenë aty dhe ta mbrojë atë ide që jep. Nuk do doja të nxitohesha pikërisht sepse kemi të bëjmë me dy familje që do të vazhdojnë të jenë në probleme. Mos të harrojmë që në varin e vajzës së parë, familja e së ndjerës, as gjyshërit as tezja nuk morën pjese në varrim. Unë nuk e di arsyen pse, por kjo më jep indicjen që të mendoj se diçka nuk shkon mes dy familjeve pas dramës. Pra ata kanë vendosur të mos e ndajnë dhimbjen së bashku, për atë që ka ndodhur. Pavarësisht se nga familja e burrit ka pasur, tone të buta dhe kanë kërkuar ta kalojnë bashkë këtë tragjedi, por familja e vajzës ka refuzuar. Në këtë moment duke parë që ka një mënyrë të tillë do të shohim më vonë a do të ketë një pjesëmarrje në varrimet tjera.
Por kjo tregon se ata mbase po ruan një dok apo zakon të tyre për të krijuar një marrëdhënie tashmë jo më krushqie, por në një marrëdhënie për të cilën unë do të doja të mos ishte e acaruar , do të doja të mos vazhdonte, do doja që të mbyllej. Por pastaj është në gjykimin e tij. Nisur nga kjo unë do ti merrja me rezerva ato që thotë kunati i viktimës për vëllan e vet dhe atë që thotë motra për viktimën e aq më pak atë që thotë bashkëshorti në këtë rast. Pasi çdo anë të mbash në këtë mes, duket se është një ndezje e problemit mes dy familjeve. Koha shëron dhe mbase koha i shëron, por askush tjetër. Mund të ketë[ një pajtim mes tyre me një person të tretë, sepse edhe ata që mund të ishin njerëzit që mund të pajtonin familjet ndërruan jetë. Pasi ishin tre fëmijët, nëse do të ishte ndodhur vetëm vetëvrasja e gruas.
E kështu kur familjet vazhdojnë të kenë këto problem do të ishte e mira të mos i marrim për bazë në gjykimin tonë, mediatik, jo publik, për të mos mbajtur anë e cila do të ishte e dëmshme për të ardhmen mes personave të tjerë. Ata janë të acaruar nuk e di të humbësh dy mbesa dhe një nip të humbësh vajzën dhe një nip, të humbësh vajzat dhe djalin, siç është i ati pavarësisht fajësisë që mund të ketë, është një lloj drame e cila nuk mund përballohet.
Lini një Përgjigje