
Draft-rezoluta e prezantuar nga Partia Socialiste, me qëllim luftën ndaj korrupsionit, u mbështet nga ambasada amerikane në Tiranë.
Juristja Brizida Gjikondi, në një intervistë në “Special Report” në ABC News, theksoi se reforma në drejtësi ishte një emergjencë kombëtare dhe se është gjëja në me mirë që ka ndodhur në Shqipëri në këtë 10 vjeçar.
Gjithashtu Gjikondi i u ndal tek rezoluta antikorrupsion e Partisë Socialiste, duke thënë se fokusi ishte tek SPAK. Më tej nënvizoi se duhet që të bëhet një vetting i të gjithë politikanëve.
“Hetimi i SPAK, kur mendojmë që edhe nëpunësi më i thjeshtë i SPAK ka hyrë në Vetting, ndërsa politika shqiptare nuk ka bërë Vetting. Pra ka personazhe që nuk u është hetuar pasuria. Mazhoranca duhet të tregohet më e kujdesshme. Ne e dimë që mbështetja e SHBA ka qenë shumë e madhe, dhe pa investimin e tyre, reforma nuk do të ishte e mundur. Ndonëse kur vihet në provë dalin ngërçe”, tha më tej Gjikondi.
Sa i përket pranimit të propozimit të PS nga ana e grupit të Berishës, Gjikondi tha se Gazment Bardhi është pro, pra është pjesë e marrëveshjes me PS-në.
“Mendoj se është një marrëveshje afatgjate që kanë arritur. Nuk u arrit dot me Bashës sepse e dimë që ka vetëm Pazar, por ndoshta është arritur me grupin e Bardhit. Ndërsa Meta ka konflikt interesi”, nënvizoi më tej juristja.
Lini një Përgjigje