Lidhur me këtë lajm ka reaguar gazetari Artan Hoxha, i cili shkruan se më në fund kryeministri Edi Rama ka pranuar të vërtetën se Shqipëria ka humbur fuqinë vitale të saj.
Shqipëria është në negociata me një shtet të huaj për të marrë 40 mijë punëtorë të kualifikuar.
Lajmi u konfirmua nga sektori i punësimit në Ministrinë e Ekonomisë. Marrëveshja pritet të miratohet në muajin qershor nga qeveria shqiptare.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar gazetari Artan Hoxha, i cili shkruan se më në fund kryeministri Edi Rama ka pranuar të vërtetën se Shqipëria ka humbur fuqinë vitale të saj.
Gazetari shkruan se Rama po tentojë ta shesë si mrekulli ekonomike “importimin” e 40 mijë emigrantëve, që do përdorin Shqipërinë si trampolinë për të shkuar drejt BE-së.
“Më në fund edhe Padishau e pranoi të vërtetën. Shqipëria ka humbur fuqinë vitale të saj, “krahun e punës”.
Pas “ardhjes” se 10 milionë turistëve, tani do t’na shesin për mrekulli ekonomike edhe “importimin” e 40 mijë emigrantëve “të kualifikuar”…
Te paktën mundohuni t’u merrni pasaportat sa shkelin në Shqipëri, në të kundërt, brenda javës do na lënë pendët duke shkuar drejt BE-së…”-ka shkruar Hoxha.
Nga viti 2019-2022 kanë marrë leje qëndrimi për arsye pune në Shqipëri 10.752 të huaj, ndërsa shpesh është ngritur shqetësimi se punonjësit e huaj që vinin në vend nga vende si Bangladeshi, Siria, Nepali etje, ishin të pakualifikuar, dhe e përdornin vendin si tranzit për tu zhvendosur në vendet e BE-së.
Lini një Përgjigje