TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2024, 13:32

Pse Rama po ngre një komision për të kontrolluar SPAK-un?

Shkruar nga Pamfleti
Pse Rama po ngre një komision për të kontrolluar SPAK-un?
Edi Rama

Ai theksoi se Rama po kupton se mund të dalë para SPAK, e ndaj po merr një nismë të tillë.

Eksperti Pano Sako ka folur në lidhje për ngritjen e një komisioni  të mundshëm nga kreu i qeverisë Edi Rama për të kontrolluar SPAK.

Ai theksoi se Rama po kupton se mund të dalë para SPAK, e ndaj po merr një nismë të tillë.

Gjithashtu ai shtoi se dhe kreu i qeverisë do të japë llogari për inceneratorët.

Nuk është parë procedura se si kemi arritur te vendimmarrja për incineratorët. Si u lehtësua puna e këtyre kompanive që të ktheheshin këto në promotorët e inceneratorëve në Shqipëri. Kemi një precedent këtu, është precedenti Berisha, shumë interesant.

Berisha ka treguar se SPAK është marrë thellësisht me procedurë, tek privatizimi i dosjes partizani SPAK është marrë me procedurë. Tani është momenti që SPAK ti thotë Ramës, që shiko se në procedurë ke firmosur  një vendim për çeljen e incineratorëve, por përfitimin e ke bërë për interesin e këtyre që janë të korruptuar .

Rama është inteligjent mjaftueshëm për ta parë gjënë në pararojën, dhe e kupton që nëse kjo histori ecën me këto hapa që po ecën nga viti tjetër Rama do të japë llogari për inceneratorin. Nuk e ka hallin tek ata që ka, por kur të vij radha e tij. Ky  komisioni që propozon është për t’i bërë pak fresk”-tha ai për Euronews.

edi rama

Lini një Përgjigje