
Ngjarja e pak ditëve më parë në Shkodër ka tronditur mbarë opinionin publik. Nëna me 3 fëmijët e saj u hodhën në Bunë duke lënë pas vetes shumë mister. Pista kryesore është ajo e tradhtisë së burrit, por ende ka mjaft pikëpyetje se si një nënë mbyt fëmijët e saj.
Për të hedhur dritë mbi ngjarjen i ftuari i sotëm në podkastin “Të Pashoq” është gazetari Sokol Bregu. Ndiqni bisedën e tij me gazetaren Edjona Dervishi në kanalin e “Pamfletit” në “YouTube” në orën 20.00.
-Bëjmë një përmbledhje të shkurtër të ngjarjes, ju çfarë informacioni keni?
Sokol Bregu: Unë do bazohem te hetimet e prokurorisë. Ajo ka ngritur dyshime për dhunë psikologjike që ka shkaktuar vetëvrasje. Ky nen parashikon afro 7 vite burg.
Në datën 2 maj, pasi ka pirë një kafe me kunatën, 39-vjeçarja me fëmijët, në kushte ende të paqarta, janë hedhur në lumë. Kur procesi të mbarojë i gjithi, se si gjykata do ta vërtetojë një gjë të tillë. Duke qenë se nuk ka kamera, ne mundtë aludojmë dhe prokuroria mund të ngrejë skemën se si janë hedhur, por mund t’i përafrohet, por përderisa nuk kemi një pamje filmike apo provë që vërteton ngjarjen, është hedhur bashkë me fëmijët. I ka bindur vajzat të hidhen? Janë gjëra që nuk dihen se nuk ka një dëshmitar të gjallë për të dhënë një dëshmi më të plotë se kjo që ka ndërtuar prokuroria.
Motivi sipas prokurorisë është një tradhti bashkëshortore që ka pasur problematikat e saj në familje dhje ka sjellë një grindje mes tyre. Ka pasur edhe një ikje të viktimës te familja e saj dhe rikthim te fëmijët. Kjo është pak për të thënë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria është e bindur se pak minuta pra se të vetëvritej nuk ka shprehur asnjë lloj shqetësimi. Janë kamerat e lokalit ku ajo ka pirë kafen. Prokurori është e bindur se ka qenë shumë e qetë.
Familja pretendon se nuk ka pasur dhunë fizike dhe kjo mund të ketë ndodhur përderisa nuk kemi një provë të dhunës fizike, por dhuna psikologjike mund të vërtetohet nga mesazhet telefonike. Në korrespodencën që kanë pasur sidomos ditët e fundit e shoqërua me akuza të ndërsjella dhe probleme.
Ashtu sikundër thonë dëshmitarët kjo është histori e gjatë disa mujore që bashkëshorti i kishte premtuar se nuk do vijonte. Dhe sipas tyre ai është parë sërish me të, ka pasur foto me të në rrjetet sociale, një bisedë me të në rrjetet sociale dhe kjo e ka bërë gruan të ndërmarrë aktin e rëndë. Nuk do doja të gjykoja.
-Dëshmitarët në të cilën mund të konsiderohet kështu është vetë motra e viktimës e cila edhe në polici ka dëshmuar duke thënë ndër të tjera dhe kërcënimet që ka marrë nga kunati i saj të gjitha provat që ajo dispononte, referuar këtu celularit. Sipas jush, sipas perceptimit tuja që keni krijuar në gjithçka është thënë deri më tani, sa faj ka ose deri ku shkon përgjegjësia direkte apo inderekte e bashkëshortit të viktimës i cili tashëm është i arrestuar?
Sokol Bregu: Nga natyra, ne gjithë si komb kemi mënyrën e nxitimit. Opinioni publik jo vetëm në këtë ngjarje po dhe në raste të tjera nxiton të jap një koment vendimtarë sikur ka qenë aty dhe ta mbrojë atë ide që jep. Nuk do doja të nxitohesha pikërisht sepse kemi të bëjmë me dy familje që do të vazhdojnë të jenë në probleme. Mos të harrojmë që në varin e vajzës së parë, familja e së ndjerës, as gjyshërit as tezja nuk morën pjese në varrim. Unë nuk e di arsyen pse, por kjo më jep indicjen që të mendoj se diçka nuk shkon mes dy familjeve pas dramës. Pra ata kanë vendosur të mos e ndajnë dhimbjen së bashku, për atë që ka ndodhur. Pavarësisht se nga familja e burrit ka pasur, tone të buta dhe kanë kërkuar ta kalojnë bashkë këtë tragjedi, por familja e vajzës ka refuzuar. Në këtë moment duke parë që ka një mënyrë të tillë do të shohim më vonë a do të ketë një pjesëmarrje në varrimet tjera.
Por kjo tregon se ata mbase po ruan një dok apo zakon të tyre për të krijuar një marrëdhënie tashmë jo më krushqie, por në një marrëdhënie për të cilën unë do të doja të mos ishte e acaruar , do të doja të mos vazhdonte, do doja që të mbyllej. Por pastaj është në gjykimin e tij. Nisur nga kjo unë do ti merrja me rezerva ato që thotë kunati i viktimës për vëllan e vet dhe atë që thotë motra për viktimën e aq më pak atë që thotë bashkëshorti në këtë rast. Pasi çdo anë të mbash në këtë mes, duket se është një ndezje e problemit mes dy familjeve. Koha shëron dhe mbase koha i shëron, por askush tjetër. Mund të ketë[ një pajtim mes tyre me një person të tretë, sepse edhe ata që mund të ishin njerëzit që mund të pajtonin familjet ndërruan jetë. Pasi ishin tre fëmijët, nëse do të ishte ndodhur vetëm vetëvrasja e gruas.
E kështu kur familjet vazhdojnë të kenë këto problem do të ishte e mira të mos i marrim për bazë në gjykimin tonë, mediatik, jo publik, për të mos mbajtur anë e cila do të ishte e dëmshme për të ardhmen mes personave të tjerë. Ata janë të acaruar nuk e di të humbësh dy mbesa dhe një nip të humbësh vajzën dhe një nip, të humbësh vajzat dhe djalin, siç është i ati pavarësisht fajësisë që mund të ketë, është një lloj drame e cila nuk mund përballohet.
Lini një Përgjigje