TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shtator 2023, 12:22

Tragjedia e Gërdecit, GJKKO pranon kërkesën e Mediut për gjykim normal

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia e Gërdecit, GJKKO pranon kërkesën e Mediut për

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit.

Fatmir Mediu kërkoi gjykim normal dhe jo gjykim të shkurtuar. Mësohet se procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm.

Në seancën e sotme, mbrojtja e Mediut kërkoi gjithashtu që të thirren edhe 90 dëshmitarë për tragjedinë e Gërdecit. Seanca e radhës do të mbahet më 22 shtator.

Avokatët kanë bërë me dije se në gjykimin e zakonshëm do të kërkojnë ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit, ndërsa do të pyesin dhe dëshmitarë që nuk janë pyetur më herët, e po ashtu personat ndaj të cilëve ka përfunduar hetimi.

Ish-ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu kërkoi në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit. Mes tyre, zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.

Sipas avokatëve, ka dyshime se shpërthmi nuk ishte aksident dhe dikush ka ndezur një zjarr të qëllimshëm brenda depos së demontimit të armëve.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak.

Ka dyshime se ish-ministri në qeverinë Berisha, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona të tjerë, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin. Shpërthimi i 15 marsit të vitit 2008 në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec shkaktoi 26 të vrarë.

 

Lini një Përgjigje