TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Gusht 2023, 16:20

TIMS i nxori zbuluar/ Rjepaj e Burazeri nuk ishin në Shqipëri kur firmosën për “Sterilizimin”, Beqaj s’njoftoi Komisionin për miqësinë me Rrapajn

Shkruar nga Pamfleti

TIMS i nxori zbuluar/ Rjepaj e Burazeri nuk ishin në Shqipëri kur

Sistemi TIMS ka nxjerrë zbuluar dy zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe kushëririn e Ilir Beqaj, Genc Burazerin, në firmosjen e dokumentave të dhënies së koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milion euro, pa qenë prezent në Shqipëri.

SPAK ka provuar se ish-zv/ministri Klodian Rjepaj, nuk ka qenë në territorin Shqiptar. Por nga ana tjetër del se ka firmosur procesverbalet si Kryetar i Komisionit të Dhënies së Koncesionit.

Jashtë Shqipërie ka qenë dhe anëtari tjetër i këtij komisioni Genc Burazeri. Të dy nuk kanë qënë në mbledhjet e zhvilluara, pasi nga kqyrja e TIMS-it figurojnë jashtë shtetit.

Ndërsa çuditërisht firmat e dy zyrtarëve ndodhet në dokumenta.

Në datën 9 qershor 2022 oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë verifikuar në TIMS lëvizjet e 6 anëtarëve të komisionit të koncesionit të sterilizimit, Klodjan Rjepaj, Arben Gjata, Genc Burazeri, Marsela Serjani, Petref Mersini dhe Saimir Kadiu.

Nga ky verifikim rezultoi se Genc Burazeri, ku qenë jashtë territorit të vendit në 12 shtator 2014, 3 shkurt 2015 dhe 21 prill 2015. Në këto data janë mbajtur proces-verbalet e Komisionit të dhënies së Koncensionit të Sterilizimit, ku Burazeri ka firmosur këto dokumenta.

Ndërsa ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, ka dalë nga territori i vendit, në 13 shkurt 2015 ora 05:12, datë në të cilën është mbajtur proces-verbali i komisionit të dhënies së Koncensionit, ku ka firmosur dhe Klodian Rjepaj.

Dokumentat tregojnë se gjithçka ka qenë një koncesion i trukuar, me qëllimin e vetëm për të fituar 100 milion euro, Ilir Rrapaj dhe italiani Umbro Staçini, dy miqtë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Në dokumentat e prokurorisë tregohet qartë njohja e Beqajt me dy personat fitues dhe konflikti i interesit që ministri ka në këtë koncesion.

Sipas dokumentave në dosje, ministri Ilir Beqaj nuk ka informuar komisionin për dhënien e koncesionit të sterilizimit, për njohjen dhe udhëtimet që kishte pasur para procedurës me Rrapajn dhe Staçinin.

Hetimi tashmë për Ilir Beqaj, Shkëlqim Canin, 4 anëtarët e Komisionit të Prokurorimeve Publike dhe subjektin tregtar “Investital” që ka 40 për qind të koncesionit është ndarë dhe SPAK po zhvillon hetimet për akuzën e “Korrupsionit aktiv”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe hetim pasuror./Oranews

tims rrjepaj burazeri shqiperi sterilizimi beqaj

Lini një Përgjigje