
Avokati Saprtak Ngjela duke komentuar thirrjet e ish kryeministrit Berisha nisjen e aksionit opozitar, tha se nuk është e mundur që Saliu të organizojë protesta të cilat do jenë domethënëse.
Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, Ngjela tha se protesta kësaj herë do të jetë e një lloji tjetër, pasi nëse do të fillojë, atëherë nuk do të ndalet më.
“Ka folur si Haxhi Qamili. E njihni Haxhi Qamilin? Këtë thotë dhe Saliu. Do sulmoj tha, Korçën, edhe I vajti ambasadori francez dhe i tha kujdes se këtu preket interesi francez. Dëgjo çfarë i tha Haxhi Qamili. Ku pyes unë për Francën kur kam Peqinin dhe Kavajën me vete. Tani këtë thotë dhe Saliu. Do bëj luftë. Më çfarë? Si? Si Haxhi Qamili? Ku i ka përkrahësit? Nëse ai nxjerr 100 mijë njerëz në protestë tronditet dhe perëndimi dhe do kërkojnë zgjedhje të reja, por ky thotë s do ta marr me dhunë”, u shpreh Ngjela.
Lini një Përgjigje