TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2023, 20:02

“Inkoherent”, Spahiu “shpërthen” ndaj Berishës: Në ’94-ën nxori urdhër arresti për Belerin, në 2023 e kandidoi për Himarën

Shkruar nga Pamfleti

“Inkoherent”, Spahiu “shpërthen” ndaj

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se me zgjedhjen e Fredi Belerit si kandidat të tij në bashkinë Himarë, Sali Berisha ka treguar inkoherencë politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Berisha në vitin ‘94 kur ishte president kishte nxjerrë fletë arresti për Fredi Belerin për masakrën e Peshkëpisë, ndërsa në 2023 e kandidoi për kryebashkiak në zonën më delikate të vendit.

Kur Berisha ishte president dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në 94 Beleri ishte i shpallur në kërkim për vrasjet në Peshkëpisë dhe Berisha ka qenë pjesë e konfliktit me Greqinë në atë kohë për arrestimin e 5 përfaqësuesve të OMONIA një ndër të cilët Beleri. Ky njëri që e çoi Shqipërinë për shkak të konfliktit me Greqinë në ’97, kalon në një kapitull të ri dhe këtë njeri për të cilën kishte nxjerrë fletë arresti na e  nxjerr si përfaqësues politik në zonën më të çmuar dhe më delikate në pjesën diplomatike, se të gjitha projektet e organizatave të Vorio Epirit kanë qenë që të helenizojnë pjesë nga Himara e poshtë”, tha Spahiu.

spahiu berisha beleri

Lini një Përgjigje