TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 21:58

Tensionet para Kuvendit, Spahiu: Protestuesit po konsumohen, nuk çojnë asnjë kauzë deri në fund

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet para Kuvendit, Spahiu: Protestuesit po konsumohen, nuk

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar protestën e opozitës sot para parlamentit.

Ai shprehet se protestat janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, teksa shton se aktivistët e opozitës po konsumohen me shumë kauza pa çuar asnjë deri në fund.

“Unë parimisht i qëndroj mendimit që nuk ka protestë të dëmshme, janë të dobishme për sa kohë nuk ka viktima. Çdo protestë e vë shtetin në pozita më progresiste dhe më në kontroll. Shqipëria nuk ka sistemi dypartiak. Në 1990 ne e futëm Shqipërinë në pluralizëm.

Kjo është komoditetit që kemi. Çdokush që e konsideron veten opozitar bën mirë të protestojë. Nëse protesta dështon i bën dëm opozitës. Çdo parti duhet të protestojë kur merr përmasa ndërkombëtare çështja e korrupsionit. Çështja është sa e suksesshme është kauza dhe sa mbështetja popullore. Në Shqipëri protestat janë politike dhe nuk kapërcejnë kufijtë e partisë.

E dyta është shpërndarja e kauzave dhe konsumimi i protestuesve. Të njëjtë njerëz protestojnë të hënën te bashkia, të martën te rrugica, të ënjtjen te parlamenti. Këta aktivistë konsumohen. Produkti i protestave, të korrat i korr ditën e zgjedhjeve.

Rezultatin do ta shikojmë në prill të 2025. Këta kanë qenë të suksesshëm në dy elementë. E para kanë marrë protagonizëm dhe kanë lënë në hije disa faktorë të tjerë politikë përfshirë PD zyrtare dhe ka mbulim më të fortë mediatik. Këta kanë marrë 24 orë hapësirë e cila është ushqimi politik. Në strategjinë e tyre janë në rregull sot për sot. se çdo do të arrijnë nesër jam skeptik”, tha Spahiu për “Report Tv”.
 
 

Lini një Përgjigje