TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2024, 07:59

Temperaturat deri në 39 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperaturat deri në 39 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Moti ditën e sotme pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në jug të territorit.

Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (pika) e lokal në qendër ndërsa në juglindje kryesisht në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimi dhe shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-13 m/sek, valëzimi në dete 1-3 ballë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 39°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

moti temperatura

Lini një Përgjigje