TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2024, 07:15

Vetëvrasja e Pal Trashajt, Anila Hoxha: Përmbaruesit i bllokuan rrogën, ai kishte paralajmëruar se do të vetëvritej

Shkruar nga Pamfleti

Vetëvrasja e Pal Trashajt, Anila Hoxha: Përmbaruesit i bllokuan

Gazetarja Anila Hoxha riktheu në vëmendje vetëvrasjen e Pal Trashajt, i cili ishte viktimë e skemës së kredive të këqija.

Ajo theksoi se përmbaruesit u bllokojnë edhe rrogën shqiptarëve, duke mos u lënë asnjë mundësi shlyerje.

"Përmbaruesit i lënë shqiptarët edhe pa marrë rrogën dhe këtë e thotë prokurori i çështjes, duke mos i dhënë shansin atyre, Pal Trashaj tha unë jam larguar nga detyra nuk jam në punë dhe po paguaj shkollimin e fëmijëve dhe ishte gjetur në pamundësi, kur ai paralajmëronte se do të vetëvritej, ai ishte zëri i ndërgjegjes së të gjithëve, në 2023 atij iu zhbllokua pasuria, të vdekurit nuk flasin, ka pasur dy dosje, është pushuar njëra, tjetra i është dorëzuar SPAK dhe e treta është kjo me persona të dyshuar", tha Hoxha.

Lini një Përgjigje