TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2024, 22:38

A do të garojë djali i Belerit në Himarë? Marin Suli: Dule po negocion me Metën dhe Berishën

Shkruar nga Pamfleti

A do të garojë djali i Belerit në Himarë? Marin Suli: Dule

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli tha se “nuk ka asgjë nga fronti i lindjes”. Sipas tij zgjedhja e Vangjel Tavos si kandidat për Bashkinë e Himarës nga ana e socialistëve ishte diçka e pritshme.

I ftuar në “Noë me Erla Mëhillin” Suli tha se kandidati i opozitës ende nuk është zgjedhur, por me 99% sipas tij do të jetë një djalë i ri himariot dhe euroatlantik.

I pyetur nëse kandidati i koalicionit opozitar do të jetë Petro Beleri, Suli tha se ai është mes kandidatëve, por nuk është kandidati i vetëm.

Janë më tepër se një që po diskutohen. Ne jemi në fazën finale të sondazheve dhe bisedimeve. PBDNJ është pjesë e koalicionit opozitar, tashmë po bëhen bisedime mes zotit Dule dhe kryetarëve të partisë së opozitës, ndaj besoj se o nesër o pasnesër do të kemi emrin e kandidatit. Kandidatin do e vendosë zoti Dule së bashku me zotin Berisha dhe me zotin Meta”, tha Marin Suli.

Lini një Përgjigje