TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2023, 07:13

Temperatura deri në 30 gradë celsius, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 30 gradë celsius, njihuni me parashikimin e motit

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të pakta përgjatë relieveve kodrinore-malore në veri të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-7m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen, në zonat malore 9 deri 28°C, në zonat e ulëta 10 deri 33°C dhe në zonat bregdetare 14 deri 30°C.

moti parashikim temperatura

Lini një Përgjigje