TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2023, 22:16

”Standardi është që fëmijët vdiqën”, Mediu përplaset me Shabanin për 'Gërdecin': Do më dëgjosh apo jo? Mos bëj rolin e prokurorit

Shkruar nga Pamfleti

”Standardi është që fëmijët vdiqën”,

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kreu i Nisma Thurje, Endrit Shabani janë përfshirë në një debat për tragjedinë e Gërdecit.

Gjatë debatit, Shabani tha se “Standardi ishte ai që fëmijët vdiqën”. Mediu menjëherë u kundërpërgjigj duke i thënë se është gënjeshtër, ndërsa i kërkoi Shabanit të mos bëjë rolin e prokurorit.

Pjesë nga debati:

Mediu: Ndodhi një ngjarje e madhe kur isha në detyrë.

Shabani: Për aty që depërtohen armë nuk ishin në vëzhgimin tuaj?

Mediu: Patjetër që ishte.

Shabani: Administrata në atë kohë nuk kishte asnjë mundësi për të vëzhguar denoncimet. Astrit Jaupi ishte komandat i policisë ushtarake që është ankuar tek ju…

Mediu: Kjo është gënjeshtër!

Shabani: Nuk keni ju përgjegjësi për kontroll?

Mediu: Për çfarë ishte roje e repartit ushtarak?

Shabani: Po për çfarë ju paguanim ju?

Mediu: Shtabi i përgjithshëm merret me operacionin ushtarak, ka mbi 400 mijë reparte ushtarake.

Shabani: Standardi ishte që fëmijët vdiqën aty

Mediu: Do më dëgjosh apo jo? Mos bëj rolin e prokurorit. Problemi ka ndodhur te kontrata e dytë shpërthimi ka ndodhur se një karrocë u saldua. Ministri saldoi karrocën?

mediu shabani gerdeci femije

Lini një Përgjigje