TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2023, 19:23

Kur do ndëshkohet Mediu për Gërdecin? Matlia: Procesi mund të zgjasë mbi një vit, gjyqi do të jetë kompleks

Shkruar nga Pamfleti

Kur do ndëshkohet Mediu për Gërdecin? Matlia: Procesi mund

Dorian Matlija, avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit në një intervistë foli për dosjen "Gërdeci" që ka shkuar në gjykatë. Matlija deklaroi se procesi mund të zgjasë deri në 1 vit, dhe se me 18 tetor do thirren 15 dëshmitarët e parë.

"Gjyqi do zgjasë për ca kohë. Me 18 tetor do thirren 15 dëshmitarët e parë. Ky proces mund të zgjasë 1 vit. Bëhet fjalë për një proces kompleks. Lista e dëshmitarëve të Mediut nuk u pranua e plotë.

Do jetë një proces normal jo gjykim i shkurtuar. Ka emra që dëshmojnë për herë të parë. Biznesmenët amerikanë nuk u pranuan nga gjykata. Nuk është qëndrimi i familjarëve për të goditur Mediun, ato duan zbardhjen e çështjes", tha ndër të tjera Matlija në “Ora News”.

Lini një Përgjigje