
Pas SHBA dhe BE të cilët reaguan në lidhje me kërcënimin me jetë të dy prokuroreve Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi, një reagim ka ardhur edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me këto kërcënime.
Me anë të një njoftimi, Mbretëria e Bashkuar bën thirrje që të gjithë ata që punojnë në sistemin e drejtësisë të jenë të lirë për të kryer detyrat e tyre.
"Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqëtarëve në Shqipëri. Të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë ata në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë.", thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ka qenë i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e bandës së vrasësve me pagesë të Laert Haxhisë, i cili ka rrëfyer planet e grupit për eliminimin e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu dhe ish-prokurores së Lushnjës Merita Selimi si dhe një avokat.
Lini një Përgjigje