SHMU parashikon kushte relativisht të qëndrueshme, me erë mesatare dhe det të qetë në brigje
Ditën e sotme, 23 prill, vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU).
Gjatë orëve të para të ditës, moti do të karakterizohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh, ndërsa pas mesditës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 4°C në zonat verilindore si Kukësi dhe Peshkopia, deri në rreth 21°C në qytete si Elbasani dhe Berati. Në zonat bregdetare, si Vlora dhe Saranda, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 20°C.


Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës mund të arrijë deri në 16 m/s.
Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 4 ballë, duke treguar një situatë relativisht të qetë për lundrimin.
Lini një Përgjigje