Kryepolici Skënder Hitaj vijon ristrukturimet në nivelet drejtuese të Policisë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj ka bërë një tjetër ndryshim në strukturat drejtuese. Hitaj ka emëruar Alban Dautajn në krye të Drejtorisë së Operacionales.
Dautaj vjen në këtë detyrë pasi më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Antiterrorit, një strukturë e rëndësishme në luftën kundër kërcënimeve të sigurisë.
Ndërkohë, nga detyra e drejtorit të Operacionales është larguar Melsi Koçi, pa u bërë publike arsyeja zyrtare e këtij ndryshimi.
Kujtojmë që një javë më parë Hitaj ka larguar nga detyra shefin e Komisariatit të Rrugores në Tiranë, Neritan Buzin, i cili është transferuar në Pukë. Ende nuk janë dhënë publikisht detaje të tjera mbi arsyet e këtij transferimi apo funksionin e ri që ai do të mbajë në këtë qytet.
Ndryshime ka pasur edhe në strukturën e trafikut në kryeqytet. Komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar gjithashtu, duke u emëruar në krye të forcës së posaçme të njohur si “Shigjetat” në Tiranë.
Ndryshimet në Policinë e Shtetit vijnë në një moment kur pritet rishikim i roleve drejtuese dhe forcim i strukturave operacionale, veçanërisht në Tiranë.
Mbetet për t’u parë nëse këto ndryshime do të pasohen nga emërime të tjera dhe çfarë ndikimi do të kenë në funksionimin e strukturave të policisë në kryeqytet dhe në rrethe.
Lini një Përgjigje