TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 07:37

Temperatura deri në 21 gradë Celcius, mësoni si do të jetë moti sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 21 gradë Celcius, mësoni si do të

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë territorin e vendit.

Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri mëngjesin e së mërkurës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 21 °C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe Jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Lini një Përgjigje