TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 07:33

Vrasja e Pëllumb Metës, drejtori i Policisë në Durrës: Plani që bënë tre fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pëllumb Metës, drejtori i Policisë në Durrës:

Drejtori i Policisë së Durrësit Skënder Hita ka folur lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës.

Ai u shpreh se fëmijët e tij, jo vetëm që e planifikuan së bashku vrasjen e tij, por u koordinuan për të ngritur alibinë duke  përfshirë njëri-tjetrin, madje duke rënë dakord se çfarë do të thonin.

“Kanë qenë të koordinuar të gjithë dhe e kanë ngritur shumë mirë alibinë, për të përfshirë njëri-tjetrin, si do themi, si do përfshijmë të gjithë dhe e kanë bërë të paramenduar dhe të planifikuar shumë mirë”, tha Hita për "Opinion".

Më herët, kreu i Policisë së Durrësit tha po ashtu se vrasjen Hygerta dhe Hysen Meta e planifikuan sapo 24-vjeçari ishte kthyer nga Italia. Hita po ashtu u shpreh se në momentin e vrasjen, kanë qenë të dy prezentë, motër e vëlla dhe se policia e Durrësit është e bindur se vrasësi është Hysen Meta.

Lini një Përgjigje