TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 07:17

Vrasja e Pëllumb Metës, gazetarja tregon pistat ku po heton policia

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pëllumb Metës, gazetarja tregon pistat ku po heton policia

Gazetarja Dorjana Bezat tha se dyshimet nga policia për vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës nga tre fëmijët, ka qenë edhe për një krim seksual.

Sipas saj është kërkuar akt-ekspertimi, ku rezultoi se Hygerta Meta nuk ishte abuzuar seksualisht, kështu kjo gjë u hodh poshtë.

Për sa i përket dyshimeve për një jetë paralele të Pëllumb Metës, gazetarja tha se është arritur në përfundimin se nuk është e vërtetë.

“Fëmijët mbrojnë të ëmën. Kanë deklaruar se mami nuk ka pasur asnjë rol, as në transportim, as në asnjë skenar. Ndërsa mami nuk merr asnjë faj, asnjëherë. Ajo ka thënë se kam qenë duke punuar në ara, nuk kam dëgjuar asgjë. Kur më thanë që e kanë vrarë u trondita. Dhe ka qëndruar në dhomën se saj, sipas dëshmisë. Ajo ka thënë kam qenë e tronditur, në mes kanë qenë fëmijët. Për të parë përse fëmijët e urrenin babanë.

Në dëshmi asnjë se thotë, por u kërkua akt-ekspertimi, që rezultoi se vajza nuk ka kryer akt seksual (nuk është abuzuar). Pra nuk kemi të bëjmë me një krim seksual. Hygerta e mbështet deklaratën në fejesë. Ndërkohë shkuesi thuhet se kanë komunikuar me Pëllumbin dhe Blerinën dhe u la të mos bëhej sepse Hygerta, kishte shkollën. Ai nuk ka pasur një jetë paralele, është parë telefoni lëvizjet e tij. Kërkesa për fejese këtu bazohet.

Me datën 10 ka ndodhur ngjarja, në 11 janë marrë me zhdukjen e trupit”, tha ajo për TCH.

Lini një Përgjigje