
Avokati Saimir Visha i ka kërkuar ndjesë Jashar Majës për komentet që bëri ndaj tij. Ai tha se i afron ndihmë falas si avokat. Visha u shpreh gjithashtu se nuk ka njohje me fisin Rraja.
“Të kërkoj ndjesë nëse të kam ashtu...100 herë falje! Ka avokati falas për viktimën, nuk më interesojnë personat sepse nuk i njoh. Të ofroj ndihmë falas si avokat. Sa ditë ka ndodhur nga momenti i ngjarjes deri në regjistrimin e kësaj çështjeje? Kur ju kanë thirrur te mjeku?”, tha Visha në një intervistë për "Ora News".
Ndërsa Maja shprehet se ka shkuar në spital atë ditë.
Lini një Përgjigje