
Gazetari Erl Murati ka folur për arrestimin e ish-këshilltarit të ish-ministres Olta Xhaçka, Amant Josifin, i cili u vu në pranga në Dubai për mashtrim me “Call Center”-at.
Murati tha në një intervistë me Sonila Meçon se Amant Josifi ka pasur mbrojtjen e shtetit, pasi babain e ka biznesmen dhe mamanë ish-gjyqtare.
Ai deklaroi se ish-këshilltari i Xhaçkës ka pasur edhe mbrojtjen e qeverisë shqiptare për shkak të partnerit të biznesit që ka pasur me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama.
“Këtu kemi të bëjmë me një industri, një kompani e cila vepron në mashtrim të qytetarëve europianë, kryesisht gjerman dhe spanjoll dhe bëhet fjalë për 235 mijë qytetarë të këtyre dy vendeve kryesisht.
Bëhet fjalë për një industri e cila ka prodhuar sipas kolegëve investigativë rreth 50 milionë euro çdo tre muaj.
Për sa i përket implikimit të Amant Josifit dyshimi të çon që ky njeri ka pasur mbrojtjen e shtetit, pasi babain e ka biznesmen, të ëmën ish-gjyqtare. Bëhet fjalë për një njëri që ka qënë partner biznesi me vëllain e kryeministrit, dhe ka pasur mbrojtjen nga qeveria shqiptare.
E para se ka qënë partner biznesi me vëllain e kryemisnitrit dhe i pyetur nga gazetarët zoti Rama nuk ka pranuar të japë asnjë informacion për këtë dhe nuk është distancuar formalisht nga një ish-partner i tij i biznesit. Fakti që ka refuzuar të flasë edhe ti japë përgjigje gazetarëve tregon që ka një implikim të tij”, theksoi gazetari.
Lini një Përgjigje