
Jashar Maja, një nga personat e dhunuar nga fisi Rraja deklaroi se shpresonte që për rastin e tij do të vihej drejtësi, por shtoi se tani me lehtësimin e masës për fisin Rraja, e ka humbur besimin te shteti.
I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, ai tha se po manipulohet procesi, duke nisur nga mjeku ligjor deri tek shefi i krimeve në Fushë Krujë.
“Tani shpresojmë, por shpresa më ka humbur. Edhe pak do të pres. Unë shpresoj, por më ka humbur shpresa te shteti. Jam duke parë shumë të padrejta ndaj nesh. Të jetë videoja dhe të manipulohet në këtë farë forme, nuk e di. Po manipulohet procesi, nga mjeku ligjor deri tek shefi i krimeve në Fushë Krujë.
Aktin e ekspertimin e kam firmosur pa lexuar sepse kisha një problem familjar dhe doja të ikja, nuk e dija se çfarë do të bënte ai. Mua nuk më pranojnë avokatët për të më mbrojtur, nuk më kanë marrë për bazë nga presionet e vazhdueshme. Asnjëherë nuk më ka marrë njeri në pyetje”, tha ai.
Lini një Përgjigje