TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shtator 2023, 21:35

Megaoperacioni “Tempulli”, Vocaj jep detaje: Mbi 200 të arrestuar, rreth 80 persona ende në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni “Tempulli”, Vocaj jep detaje: Mbi 200 të

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detaje nga operacioni i madh, ku ranë në pranga 233 persona.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Vocaj tha se në këtë operacion janë angazhuar 3 mijë policë. Ai tha se hetimet kanë filluar nga autoritetet që në muajin mars dhe është intensifikuar përgjatë muajve.

Drejtori i Policisë së Tiranës tha se aktualisht janë rreth 80 persona në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Janë angazhuar rreth 3 mijë forca policie. Hetimi ka filluar që në muajin mars, por është intensifikuar dhe nën drejtimin e drejtuesve në rrethe. 214 masa sigurimi janë ekzekutuar, kemi miratuar në total 296 masa sigurimi, ndërsa janë në kërkim 80 persona të tjerë”, tha Vocaj.

operacioni vocaj detaje

Lini një Përgjigje