TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shtator 2023, 19:29

“Na kanë vjedhur demokracinë me procedurë”, Lapaj kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor

Shkruar nga Pamfleti

“Na kanë vjedhur demokracinë me procedurë”, Lapaj

Avokati, Adriatik Lapaj i cili së shpejti pritet të hapë një parit të re politike, theksoi se në Shqipëri duhet të hapet gara dhe të hapen listat.

Në një intervistë për “Ora News”, ai deklaroi se ajo që po vret demokracinë në vendin tonë, është sistemi zgjedhor aktual i cili sipas tij duhet ndryshuar.

"Problemi qëndron tek sistemi zgjedhor. Kryetarët e partive vendosin për fatet e ministrave. Karriera e deputetëve dhe ministrave vendoset nga kryeministri dhe kryetarët e partive. Ikën një qeveri vjen një tjetër prape zi. Ikën një ministër vjen një tjetër prape zi.

Ne duhet të hapim garën, të hapim listat. Ne na kanë vjedhur demokracinë me procedurë. Po nuk hapëm garën kshu do të vazhdojë", tha ndër të tjera Lapaj.

lapaj sistemi zgjedhor

Lini një Përgjigje