TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shtator 2023, 18:38

Raporti i Antimafias Italiane: Si bandat shqiptare po kapin tregun e kokainës, paratë i investojnë në ndërtim e turizëm

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i Antimafias Italiane: Si bandat shqiptare po kapin tregun e

Sipas Antimafias italiane, organizatat kriminale shqiptare shfaqin një nivel të lartë rreziku dhe një ndikim të fortë në aktivitete të paligjshme, duke iu referuar veçanërisht trafikut të drogës dhe armëve të paligjshme...

Mafia shqiptare dhe trafikantët e drogës paratë e vëna nga trafiqet po i investojë në ndërtim. Në Tiranë, por jo vetëm, ka një bum ndërtimesh dhe duket se aty hidhen paratë e bandave kriminale.

Në këtë konkluzion ka arritur Antimafia Italiane, e cila ka hartuar raportin vjetor të punës së saj, raport që e ka dërguar në Senat. Sipas saj, ndërtimi mbetet fokus kryesor i trafikantëve shqiptarë, të cilët paratë e drogës kthehen dhe i investojë në vendin e tyre. Por po ashtu edhe bastet online janë target  i tyre. Ndonëse në Shqipëri janë mbyllur, për italianët ata përdorin platforma jashtë vendit.

Shqipëria karakterizohet nga ekonomia informale bazuar në para cash e ka interes nga grupet kriminale të organizuara e të lidhura me asete të tjera kriminale që veprojnë në të gjithë Europën e në Amerikën e Jugut. Shumica e aktiviteteve të lojërave të fatit janë mbyllur, e janë deklaruar ilegale prej 2019, me përjashtim të atyre në resorte luksoze e në ato nën mbikqyrjen e Agjensisë Kombëtare të Lojërave të fatit”, thuhet në raportin e Antimafias Italiane.

Sipas Antimafias italiane, organizatat kriminale shqiptare shfaqin një nivel të lartë rreziku dhe një ndikim të fortë në aktivitete të paligjshme, duke iu referuar veçanërisht trafikut të drogës dhe armëve të paligjshme. Sipas raportit, bandat shqiptare janë të mirëstrukturuar dhe të mbështetur nga një komponent solidariteti i konsoliduar, ai i lidhjeve farefisnore.

Raporti i Antimafias Italiane: Si bandat shqiptare po kapin tregun e
Pjesë nga raporti

Organizatat shqiptare kanë dëshmuar se janë të organizuara mirë edhe në nivel ndërkombëtar të cilët janë në gjendje të komunikojnë drejtpërdrejt me kartelet e Amerikës së Jugut për importet nga vendet tradicionalisht prodhuesit e sasive të mëdha të kokainës të destinuara për furnizim të celulave të bashkatdhetarëve që vepronin në qytetet kryesore italiane. Në këtë drejtim, të ndryshme aktivitete antidrogë, të zhvilluara në rajone të ndryshme italiane, siç do të shihet më vonë në detaje, kanë nxjerrë në pah sinergjitë operacionale të krimit të organizuar shqiptar me krimi autokton. Grupet kriminale shqiptare, tradicionalisht i dedikohen trafikut të marijuanës. Por ata tani po i riinvestojnë përgjithmonë të ardhurat edhe në trafikun e kokainës të cilën e importojnë në territorin kombëtar me rrugë tokësore”, theksohet në raport.

Për herë të dytë Antimafia Italiane thekson në këtë dokument të radhës se si në rajonin e Toskanës, në veçanti në kryeqendrën e tij Firenze, elementë shqiptarë po afirmohen në territor si sipërmarrës, kryesisht në sektorin e ndërtimit e të turizmit.

Sipas raportit, mjaft elementë të dyshuar kriminalë shqiptarë kanë blerë aktivitete biznesi dhe kanë hapur bare e restorante.

Lini një Përgjigje