TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shtator 2023, 18:12

Tallja sërish e qeverisë me të moshuarit, rrit me 900 lekë pensionet

Shkruar nga Pamfleti

Tallja sërish e qeverisë me të moshuarit, rrit me 900 lekë

Qeveria ka vendosur të indeksojë sërish pensionet për të moshuarit, duke u tallur me ta.

Nga muaji i ardhshëm pensionistët në qytet do të marrin mesatarisht 1 mijë e 500 lekë më shumë, ndërsa ata në fshat më pak se 900 lekë. Nga 17 mijë e 350 lekë aktualisht, ajo që merr çdo muaj një i moshuar që jeton në qytet do të bëhet 18 mijë e 842 lekë.

Gati 1 mijë e 400 lekë më tepër do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit në zonat urbane, ndërsa ata që trajtohen me pension familjar do të përfitojnë rreth 700 lekë më tepër.

Nga 1 tetori do të marrin 712 lekë më shumë përfituesit e pensionit të invaliditetet që jetojnë në fshat, ndërsa ata që trajtohen me pension familjar do të përfitojnë rreth 190 lekë më tepër.

“Mua as me 6 mijë lekë nuk më rritet. Çmimet në qiell e pensionet rriten kaq pak. Jemi në vështirësi të mëdha ne”, tha një pensionist.

Lini një Përgjigje