
Deputeti Lefter Gështenja ka reaguar lidhur me zjarrin që ra sot në një pallat në Tiranë. Sipas tij, ky rast duhet të shërbejë si mësim për ndërtimet pa kriter.
Zjarrfikësit punuan për 3 orë për të shuar flakët ndërkohë që u rrezikuan dhe pallatet përreth për shkak se godinat janë ngjitur.
“Shpresojmë që pas kësaj ngjarje dramatike sot në Njësinë Nr 7, të mos ketë asnjë të lënduar. Ngjarja meriton të analizohet mirë pasi urbanizimi pa kriter po kthehet në bumerang për qytetarët. Njësitë e zjarrfikseve kanë pasur vështirësi për shkak të mungesës së hapësirave”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje