TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shtator 2023, 18:58

Dosja “Beleri” kalon për gjykim, Gjikondi: Greqia po përdor çështjen për të kompleksuar Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Beleri” kalon për gjykim, Gjikondi: Greqia po

Gjykata e Posaçme, pas një seance që ka zgjatur më shumë se katër orë vendosi këtë te enjte të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Fredi Belerit, ndaj të cilit rëndon akuza e korrupsionin aktiv në zgjedhje.

Lidhur me këtë çështje juristja Brisida Gjikondi u shpreh se Greqia është një shtet, i cili ka marrëdhënie problematike me fqinjët dhe çështjen Beleri e përdori si sebep për të ushtruar presion tek Shqipëria dhe shqiptarët.

Në një intervistë për “Abc News”, ajo theksoi se kalimi për gjykim dosjes së Beleri, kishte disa kode, të cilat duhen lexuar dhe kuptuar si vijon

“Ne e dimë shumë mirë se Greqia është një shtet gjithmonë me fqinjët e tij ka problematika të acaruara. Me Shqipërinë, kujtoi se do gjendet një gozhdë Nastradini që quhet Beleri për të pasur një sebep për të na kompleksuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Gjyqi I sotëm për mua ka dhënë disa mesazhe që duhen dekoduar. Ai është arrestuar në flagrancë. Nuk I është dashur shumë prokurorisë për ta provuar pasi është kapur në kushtet e flagrancës. Hetimi  ka qenë dinamike dhe procedural deri në detaje. Gjykata ka verifikuar hetimin dhe ka konkluduar se nuk ka pse ta pushojë çështjen, sepse ekziston një vepër penale”, tha ajo.

Sipas Gjikondit, Greqisë nuk i intereson shumë posti i Fredi Belerit, por këtë di ta përdor si ushqyes për të vijuar mbajtën gjallë të një tensioni, për në një kohë të gjatë.

Duke qenë se është politizuar nga pala greke  këtë zvarritje duan që të mbajnë ndez, dhe të kenë një qasje për “Kalin e tyre të Trojës” në territorin shqiptar dhe drejtësinë shqiptare duke kompleksuar qeverinë shqiptare nuk kanë hallin që Beleri të shpallet kryetar bashkie, por kanë hall ta mbajnë tension permanent dhe afatgjatë këtë që po ndodh. Gjykata do ketë dinamizëm për përcaktimin e datës së gjykimit. Ata duan  me zor ta kthejnë në hero, dhe martir të Vorio- Epirit të tyre imagjinar në Shqipëri”, tha ajo.

gjikondi beleri

Lini një Përgjigje