
Gazetari Andi Tela e ka cilësuar fushatë “megaoperacionin” e Policisë së Shtetit kundër trafikut të drogës që u prezantua sot. Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, Tela tha se policia ka patur mundësi të ndjekë edhe kapot, jo shitësit, sepse kjo drogë vjen prej tyre
“Është një fushatë. Janë 233 të arrestuar, të gjithë shpërndarës. Policia pretendon se i ka ndjekur për njëfarë kohe, prandaj ka patur mundësi të ndjekë edhe kapot, të gjithë linjën e piramidës.
Pra, këtu mund të vijë një makinë dhe të fusë tre maune me domate dhe të paguajë për t’i futur kontrabandë. Pastaj policia të arrestojë për evazion fiskal shitësit. Tani, kjo drogë vjen nga dikush”-tha Tela.
Lini një Përgjigje