
Gazetari Arjan Çani është rreshtuar krah kryebashkiakut të burgosur të Himarës Fredi Beleri. Në një intervistë për emsionin "Now" në "Euronews Albania", ai tha se Beleri është i burgosur politik. Sipas tij, kjo çështje është një luftë e hapur mes Athinës dhe Tiranës dhe nuk dihet kush mund t fitojë në fund.
“Përtej Belerit, sepse Beleri vuan personalisht, vuan familja e tij, ky është një raport force që Shqipëria po luan me një shtet fqinj, me Greqinë. Kush do ta fitojë në fund këtë betejë? Kjo mbetet për t’u parë. Jam shumë kurioz ta shoh, bën vaki fiton Tirana zyrtare, fiton kryeministri aktual, bën vaki fitojnë ata. Cilat do të jenë pasojat? I kemi ca përgjigje, por s’dua të monopolizoj kohën e debatit,” u shpreh Çani.
Lini një Përgjigje