TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shtator 2023, 21:59

Kreu i Arkivave përplaset me sekretarin e OMONIA: Belerin e arrestuan grekët, e akuzuan si pjesë të grupeve terroriste

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i Arkivave përplaset me sekretarin e OMONIA: Belerin e arrestuan

Drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido është përplasur sot me sekretarin e OMONIA Marin Suli lidhur me çështjen Beleri.

Bido tha se Belerin e ka arrestuar Greqia për masakrën e Peshkëpisë. Sipas tij, ai është akuzuar si pjesëtar i një organizate terroriste.

Fredi Beleri ka një histori të gjatë në këtë vend dhe në Greqi. Është arrestuar nga shteti grek për masakrën e Peshkëpisë.  Është akuzuar nga shteti grek dhe ai shqiptar si pjesëtar i një organizate terroriste, përgjegjës për masakrën e Peshkëpisë. Dhe nuk është hetuar për këtë gjë se shtetit grek s’i ka kthyer përgjigje letër-porosisë së Prokurorisë shqiptare. Nuk kemi të bëjmë me një personazh që është i pafajshëm, se është i dënuar dhe nëse po bën ca ditë burg, ka tre vite pa bërë se është mbrojtur nga një shtet”, tha Bidon në “Now” .

Lini një Përgjigje