Fredi Beleri vijon të varë shpresat te Athina për të dalë nga qelia. Ndonëse jemi në tokë shqiptare dhe veprohet sipas ligjeve tona, Beleri kërkon në mënyrë të dëshpëruat nga Athina ta ndihmojë.
Ai sot ka folur nga burgu në një emision televiziv, duke vijuar të shfajësohet për akuzat që ka ngritur prokuroria. Beleri pretendon se nuk ka vjedhur vota dhe është në të njëjtën linjë me Athinën.
I pyetur se çfarë pret nga Athina, ai deklaroi: “Nga Athina si edhe nga çdo organizatë ndërkombëtare pres që të përdorin të gjithë instrumentet dhe të mos tolerojnë shkelje të shtetit të së drejtës për asnjë kauzë tjetër sa do e madhe që të jetë”.
Më tej Beleri sulmoi edhe kryeministrin Rama. Sot u mbajt procesi i radhës ndaj tij dhe gjykata vendosi të kalojë për gjykim dosjen. Pavarësisht se Athina ka bërë presion, gjykata nuk u step. Ndërkohë Beleri vijon të pretendojë se u arrestua politikisht dhe personi që e futi në kurth është mashtrues.
“Nga drejtësia pres që të gjendet një gjyqtar guximtar, i cili nuk do të ndikohet nga presioni politik dhe të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën, jo për të lehtësuar pozitën time por të vendosin në vend nderin e drejtësisë së reformuar. Është për të ardhur keq që gjykata me vendimet që merr, certifikon shkeljet e policisë. Dua të besoj tek drejtësia, ndaj kam bërë ankesa dhe kërkesa vazhdimisht, por në rastin tim janë shpikur procedura, shkresa të falsifikuara, përgjime që asnjë nuk e di kur janë bërë si dhe me çfarë janë bërë. Aktualisht po zbatohet parimi “qëllimi justifikon mjetet”. Me fjalën e dikujt të dënuar për mashtrim, po qëndroj në paraburgim dhe nuk paska gjykatë të thotë që me kaq “gjasme fakte” nuk mbahet dosja në këmbë. Drejtësi popullore me dirigjent atë që ka gjithë pushtetet në një dorë. Ndjekjen penale në rastin tim, në shkelje të Kushtetutës e ushtron policia! Policia “caktoi” prokurorët pa short, duke i ditur emrat e tyre një ditë përpara regjistrimit të procesit tim. Mbase ky është standardi i drejtësisë në Shqipëri, mbase po pres shumë kur kërkoj të zbatohet ligji”, tha ai për Erla Mëhillin.
Më tej ai u shpreh se fshihet Rama pas vendimit për të mos ta lënë të betohet. Sipas tij, ai nuk po e lë drejtësinë të vendosë vetë.
Lini një Përgjigje